Kërkesa për arrestimin e Ballukut, Kuvendi nuk përfshin çështjen për imunitetin në rend të ditës për seancën e 5 marsit

Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare këtë të mërkurë, më 5 mars, ku janë parashikuar për diskutim dhe miratim disa projektligje dhe çështje të tjera procedurale.

Në rendin e ditës të publikuar zyrtarisht nuk është përfshirë çështja e ish-zv/kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin.

Po ashtu, në agjendën e seancës nuk figuron as kërkesa e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të Ballukut.

Mbetet për t’u parë nëse kjo çështje do të përfshihet në një seancë të ardhshme parlamentare.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×