
Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i zhvilluar kundër Call Centerave. Mësohet se hetimet kanë nisur rreth 2 vite më parë. Ndërsa urdhër arrestet janë lëshuar me vendim gjykate.
Sakaq në Call Centerin te rruga e Kavajës, ndodheshin mbi 60 punonjës, të cilët po merren në pyetje për veprime të mëtejshme. Gjithashtu janë sekuestruar edhe telefonë.
Gazetarja Xhensila Kodra tha për dhe News24 se janë dhënë 8 masa sigurie. Gjithashtu raportohet se në Call Centerin në rrugën e Kavajës, janë 3 kate që operojnë lidhur me këtë aktivitet. Dy prej të cilave janë gjetur të mbyllura dhe kjo ka sjellë dyshimet se ka pasur dekonspirim.
and then