
TIRANË- Arbër Gashi, deputet në Parlamentin e Suedisë i ftuar në emisionin “Studio 24” në News24 foli për rëndësinë e Diasporës shqiptare.
Gjatë intervistës, Gashi u ndal te rrugëtimi politik, duke treguar se në Parlamentin suedez janë dy deputetë me origjinë shqiptare.
“Diaspora shqiptare demokratike e politike ndoshta nuk ka qenë aq shumë e përfshirë. Por në vitet e fundit kemi pasur bashkëpunim me shtetin shqiptar dhe po mundohemi të bëjmë maksimumin dhe të ndërtojmë ura komunikimi. Në Parlamentin suedez jemi dy deputetë me origjinë shqiptare, në parlamentin europian kemi deputetë. Në skenën politike Diaspora shqiptare dallohet në Suedi. Politikën në familjen tonë e ndjekin, tek ne gjithmonë ka pasur diskutime politike”, tha ai.
Gjatë intervistës, Gashi tha se roli i Diasporës nuk duhet parë vetëm si ndihmëse, por edhe si një faktor kyç që ndihmon në progres edhe ecjen përpara të vendit. Një mesazh ai e dha edhe për integrimin e vendit, duke thënë se në fokus duhet të jetë lufta kundër korrupsionit, liria e medias e ekonomia.
Kur fitova mandatin si deputet, takimin e parë që e kam bërë e kam zhvilluar te Ambasada e Shqipërisë, për herë të parë i festuar 28 nëntor, kam ngritur mocione sa i përket bashkëpunimit Shqipëri-Suedi dhe ka qenë shumë i mirë. Diaspora në këtë periudhë ku Shqipëria gjendet dhe po ecën shpejt, besoj është kyçe që të jetë jo vetëm ndihmëse por edhe që shtyn progres përpara. Shqipëria e ka rrugën hapur drejt BE, besoj unë. Nuk është qëndrim vetëm i imi, por edhe shtetit suedez. Shteti suedez është aleat me rëndësi. Kemi thënë shumë herë se rrugëtimi drejt BE duhet të jetë bazuar në merita, por njëkohësisht duhet vazhduar përpara dhe duke luftuar korrupsionin. Por është me rëndësi që Shqipëria në vëmendje, jo vetëm lufta kundër korrupsionit, por edhe të liria e mediave. Të rritet standardi jo vetëm për ata që kanë shumë, por edhe për shtresën e mesme. Dallimi mes shtetit suedez dhe shqiptar e të Kosovës, është se këtu janë disa parti, ose shumë të forta ose shumë të dobëta”, tha ai.
and then