Pas festës së Pashkëve në vendlindje, emigrantët kthehen në Greqi! Radhë kilometrike në Kapshticë

Emigrantët që festuan Pashkën në vendlindje, janë rikthyer drejt shtetit grek duke krijuar edhe fluks në doganë në Kapshticë.

Si pasojë radha e automjeteve ka arritur në më tepër se 1 km.

Sipas të dhënave nga pika kufitare, pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje pra me kapacitet të plotë, ndërsa pala greke me 6 korsi në hyrje të saj.

Më herët situata në doganë ka qenë e qetë ndërsa janë marrë të gjitha masat e nevojshme që qytetarët të mos presin gjatë për të kaluar kufirin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×