
Pas një hetimi dyvjeçar të zhvilluar nga strukturat shqiptare të krimit kibernetik në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, është finalizuar operacioni i koduar “Ghost Call”, duke goditur një rrjet të dyshuar mashtrimi përmes call center-ave që vepronin ndaj qytetarëve në Europë, SHBA dhe Kanada.
Sipas të dhënave zyrtare, operacioni është zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me mbështetjen e Europol, nën drejtimin e Prokuroria e Tiranës. Hetimet kanë nisur pas një kërkese informacioni nga autoritetet austriake dhe kanë zgjatur rreth dy vite, duke çuar në dokumentimin e një aktiviteti të strukturuar kriminal.
Gjatë operacionit janë goditur tre subjekte call center, ku sipas policisë operohej skema e mashtrimit kompjuterik. Në vendngjarje janë konstatuar operatorë në aktivitet të plotë, duke mundësuar dokumentimin e menjëhershëm të veprimtarisë së dyshuar.
Në kuadër të hetimeve, Gjykata e Tiranës ka vendosur masa sigurie për 7 persona me masën “arrest në burg”, ndërsa për 2 të tjerë janë caktuar masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “detyrim për paraqitje”. Deri më tani është arrestuar një prej të dyshuarve, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim.
Gjithashtu, gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë edhe disa persona të tjerë që ushtronin aktivitetin e paligjshëm brenda ambienteve të call center-ave, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e plotë të strukturës drejtuese të rrjetit kriminal.
Në total, policia ka sekuestruar rreth 891,735 euro, si dhe një numër të madh pajisjesh elektronike, përfshirë 443 kompjuterë, 238 telefona celularë, 6 laptopë, si edhe pajisje të tjera si HDD dhe DVR, që dyshohet se janë përdorur për skemën e mashtrimit.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me mbështetjen e Europolit, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Ghost Call”, në kuadër të goditjes së veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Ky operacion është rezultat i një hetimi të thelluar nga strukturat e hetimit të krimit kibernetik, i cili ka zgjatur rreth 2 vite. Hetimi nisi me iniciativën e strukturave të krimit kibernetik, pas një kërkese për informacion të ardhur nga autoritetet austriake, duke çuar në zbulimin dhe dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Gjykata e Tiranës vendosi lejimin e kontrollit të ambienteve ku ushtronin aktivitetin subjektet, si dhe kontrollin e banesave të 9 shtetasve të dyshuar.
Gjatë ndërhyrjes në ambientet e këtyre subjekteve, u konstatuan operatorë të ndryshëm duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm, çka mundësoi dokumentimin e menjëhershëm të veprimtarisë kriminale.
Në vijim të veprimeve procedurale, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, u caktuan masat e sigurimit si më poshtë:
* “Arrest me burg” për 7 shtetas, konkretisht për shtetasit E.D. I datëlindjes 24.10.1978; M.H. i datëlindjes 14.07.2002; T.A. i datëlindjes 19.06.2003; L.T. i datëlindjes 28.08.1993 dhe Xh.M. i datëlindjes 05.12.1997, për të cilët u bë ekzekutimi i masave të arrestit. Ndrsa për shtetasit Xh. H. i datëlindjes 10.06.1995 dhe M.L. i datëlindjes 04.12.1997, u bë shpallja në kërkim.
* “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” për 2 shtetas, ku masa u ekzekutua për shtetasen A.V., datëlindja 29.12.1993.
Po ashtu, gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë, në kushtet e ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm, shtetasit:
* K.B. i datëlindjes 06.04.1988;
* E.H. i datëlindjes 17.11.2000;
* B.B. i datëlindjes 02.10.2001;
* K.D. i datëlindjes 15.12.2001;
* E.T. i datëlindjes 04.08.1994.
Si dhe u bë shpallja në kërkim edhe për shtetasin D.J., i datëlindjes 02.08.2002.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas u identifikuan si individë me peshë në strukturën e aktivitetit kriminal, në rolin e drejtuesve të ekipeve.
Ekzekutimi i vendimeve u realizua nga oficerët e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe në koordinim të plotë me hetues nga autoritetet austriake dhe ekspertë të Europolit, të cilët ishin pjesëmarrës gjatë operacionit.
Gjatë ushtrimit të kontrolleve, u gjetën dhe u sekuestruan vlera të konsiderueshme monetare, në total 891,735 euro, si dhe një numër i madh pajisjesh elektronike, konkretisht:
* 443 kompjuterë;
* 238 telefona celularë;
* 6 laptopë;
si dhe pajisje të tjera si HDD, DVR etj., që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.
Materialet e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht në luftën kundër krimit kibernetik.
and then