
Situata është e tensionuar në Shkodër. Aty ku pas bojkotit të futbollistëve për stërvitjen, sipas mediave lokale, është paraqitur edhe dorëheqja nga drejtori sportiv Vioresin Sinani.
Vendimi për të bojkotuar stërvitjen erdhi nga lojtarët për shkak të pagave të prapambetura. Përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Çaba Laszlo kanë ngecur, ndërsa në prag është ndeshja me Dinamon në stadiumin “Loro Boriçi”.
Kujtojmë se trajneri Edi Martini u shkarkua për shkak të rezultateve. Vllaznia mban vendin e fundit në renditje me 2 pikë pas pesë javësh të luajtura.
and then