I hyri në banesë, e kanosi dhe e goditi me pistoletë, arrestohet 49-vjeçari në Mallakastër

Një 49-vjeçar është arrestuar në Mallakastër, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një 52-vjeçari në Ballsh, e ka kanosur me armë sportive dhe më pas e ka goditur me qytën e saj. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet A. T., 49 vjeç, banues në fshatin Panahor, Mallakastër. Arrestimi i tij u krye nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, pas kallëzimit të bërë nga 52-vjeçari.

Sipas veprimeve të para hetimore, 49-vjeçari dyshohet se për motive të dobëta ka hyrë në banesën e të dëmtuarit në Ballsh, ku e ka kanosur me një pistoletë sportive dhe e ka goditur me qytën e armës.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi edhe armën sportive, të cilën 49-vjeçari dyshohet se e posedonte pa leje, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Dhunimi i banesës”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosja”.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×