
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Zogaj”, duke vënë në pranga një shtetas malazez të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Podgorica.
52-vjeçari, me inicialet A.S., banues në Podgoricë, u kap në fshatin Zogaj, pranë kufirit me Malin e Zi, gjatë kontrolleve të kryera nga Forca e Posaçme “Shqiponja” për identifikimin dhe kapjen e personave në kërkim.
Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet malazeze, pasi Gjykata e Podgoricës, me vendim të datës 27 nëntor 2023, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Sipas autoriteteve malazeze, 52-vjeçari dyshohet se është pjesëtar i një grupi kriminal që ushtronte veprimtari në fushën e narkotikëve.
Ai është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Malit të Zi. Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet malazeze, vijon procedurat për ekstradimin e tij.
and then