
Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë në emisionin “Studio24” në News24 foli për aksionin ndaj Call Centerave në Tiranë. Gjatë intervistës, Lala tha se aktiviteti kriminal kishte shtrirje të gjerë dhe se është hera e parë që Europol ka bërë bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.
Më tej gjatë intervistës theksoi se hetimi lidhur me këtë aksion është vënë në lëvizje nga autoritetet austriake. Në rast konkret fitimi mujor për llorgaritet dhe se sfida e autoriteteve është të gjurmojë paratë. Ndërsa theksoi se Call Centerët nuk funksionojnë dot pa lidhje me Policinë e Shtetit.
“Hetimi është vënë në lëvizje nga autoritetet austriake. Autoritetet austriake kanë dhënë alarmin pas një sërë shqetësimesh që kanë dhënë qytetarët atje. Pas dy vitesh hetime është arritur në konkluzionin që autoritetet duhet të ndërhynin dhe para se të bëhej ndërhyrja duhej të merrej një autorizim në gjykatë. Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën e prokurorisë për 9 masa sigurie. 7 prej të cilave kanë qenë arrest me burg. Dy Të tjera kanë qenë detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, për faktin se njëri rezultonte si financier dhe një zonjë rezultonte që ishte shtatzënë. Gjatë kontrolleve, janë konstatuar edhe persona të tjerë që kishin lidhje të drejtpërdrejtë me këto Call Centera. Pritet të vendosë prokurorja e çështjes se çfarë do ndodhë. Unë disa vite më parë ka kryer një investigim në lidhje me grupin e Amant Josifit dhe lidhej me Spanjën dhe tregonte se si funksiononte…Ata i kërkonin një shumë ata nga Shqipëria ishte ngritur një mekanizëm i mirëfilltë kriminal. Pra kur një person kuptonte që ishte mashtruar, ata i bënin një thirrje të dytë dhe i kërkonin një shumë të dytë deri në 1 mln euro. Po ashtu shtrirja shumë e madhe e aktivitetit kriminal i këtyre call centerave ishte në Kanada, Itali, SHBA, Spanjë, Francë, Gjermani. Për herë të parë Europol, ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Tiranës. Po ashtu, Shqipëria është kthyer në hambar të madh të Call Centerave. Në rastin konkret fitimi mujor përllogaritej deri në 30 mln euro”, tha ajo.
and then