Denoncon Balliu: Rama dhe Lubia në krye të skemës për grabitjen e pronave me KAYO-n e Ardi Veliut

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar kryeministrin Rama për përfshirje në një skemë korruptive që synon grabitjen e pronave të qytetarëve, në rastin konkret pronën e familjes Dervishi në zonën Babrru Kodër.

Në reagimin e tij, Balliu thekson se në këtë aferë është e përfshirë edhe kompania “KAYO”, e lidhur me Ardi Veliu, duke e cilësuar situatën si një tjetër rast të përdorimit të pushtetit për interesa private.
Deputeti demokrat thekson se çështja do të ngrihet për diskutim në seancën parlamentare të së enjtes, ku opozita pritet të kërkojë sqarime dhe përgjegjësi për akuzat e ngritura.
Sipas tij, rasti përbën një shkelje të rëndë të të drejtave të pronës dhe një tregues të kapjes së institucioneve në funksion të interesave të ngushta politike dhe ekonomike.

Reagimi i plotë:

Rama dhe Lubia me kompanine KAYO të Veliut, po vjedhin pronat e qytetarëve për afera korruptive.

Këtë çështje do ta diskutojmë të enjten në parlament.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×