Detajet/ Konflikti mes dy grupe të rinjsh në Korçë, 16-vjeçari u plagos me thikë. Si paraqitet gjendja e tij

Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i ndodhur mes të rinjve në Korçë, ku një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur.

I dëmtuari, me inicialet E.B., dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë) gjatë përplasjes. Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Burime spitalore bëjnë me dije se i mituri po merr trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, grupi hetimor po merr dëshminë paraprake të 16-vjeçarit për të zbardhur motivet dhe dinamikën e konfliktit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×