“Duhen ndryshime në futboll, shkurtoni pjesët”, propozimi i De Laurentis

Aurelio De Laurentiis ka ngritur alarmin për të ardhmen e futbollit, duke deklaruar se ky sport rrezikon të humbasë, nëse nuk bëhen disa ndryshime thelbësore në shkurtimin e kohëzgjatjes së ndeshjeve, heqjen e kartonëve të verdhë dhe të kuq, si dhe ndëshkimin e lojtarëve që simulojnë dëmtime.

Futbolli do ta humbasë brezin e ri. Ndeshjet janë shumë të gjata,” tha De Laurentiis.

“Imagjinoni budallallëkun! Mendoni se nipi im 6-vjeçar, që di gjithçka (për futbollin) sepse luan me PlayStation – ai do të largohet dhe ju mendoni se do ta riktheni pas 15 minutash? Kurrë! Sepse ai shkon në dhomën e tij dhe fillon të luajë FIFA”, shtoi ai.

De Laurentiis, i cili më herët ka kërkuar që Serie A të reduktohet nga 20 skuadra, mendon se duhet të shkurtohet edhe kohëzgjatja e ndeshjeve dhe pushimi mes pjesëve.

“Numri një: do ta zvogëloja nga 45 minuta çdo pjesë në 25 minuta,” tha ai.

Ai gjithashtu është kundër simulimeve në fushë.

“Po ashtu nuk mund të rrish shtrirë në fushë dhe të aktrosh si një aktor! JO – do të dalësh jashtë!”, vazhdoi ai.

De Laurentiis propozoi edhe ndryshime drastike në sistemin e ndëshkimeve.

“Nuk do të përdorja fare karton të kuq apo të verdhë. Do të thosha: ‘TI – dil jashtë për pesë minuta (si karton i verdhë)!’ dhe ‘TI – dil jashtë për 20 minuta për karton të kuq!’”, tha ai.

Gjatë intervistës, ai iu referua shpesh basketbollit dhe beson se futbolli ka çfarë të mësojë nga sportet amerikane në përgjithësi.

“Një tjetër gjë: shumë pak gola! Pra nuk është spektakolar. Duhet të shënohen më shumë gola. Dhe për këtë duhet të ndryshohen rregullat. Nuk mund të anulohet një gol për disa milimetra. Rregulli i pozicionit jashtë loje duhet të ndryshohet shumë”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×