
Drejtuesi i shërbimit zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, në një prononcim për mediat u shpreh se aktualisht është izoluar vatra e zjarrit në një seksion në kompleksin e pallateve pranë QSUT-së.
Goxhaj tha se aktualisht në terren ndodhen 3 autoshkallë që po punojnë në terren për shuarjen e flakëve në pjesën veriore, perëndimore dhe nga pas objektit.
Sipas tij, nga volumi i zjarrit, vatra ndodhet në katin e parë ku ka qenë një biznes dhe me vendosjen në kontroll të flakëve do të bëhet ekspertiza.
“Fasada ndihmoi përhapjen e flakëve në të gjithë objektin. Jemi duke punuar në të dyja faqet e objektit me autoshkalla ndërkohë që brenda objektit ndodhet një grup që po punon për shuarjen e vatrës së zjarrit”, tha shefi i shërbimit zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj.
Shkëlqim Goxhaj: në momentet e para u përqëndruam në evakuimin e qytetarëve që ishin në objekt, ku vendosëm 2 autoshkallë në pjesën perëndimore dhe tjetra në pjesën veriore.
Paralelisht jemi angazhuar me të gjithë forcat e mjetet për të izoluar vatrën e zjarrit. Për momentin kemi izoluar vatrën e zjarrit brenda një seksioni dhe nuk ka rrezik prekja e seksioneve të tjera.
Janë 3 autoshkalla që janë në punë, njëra pas objektit dhe dy të tjerat në pjesën perëndimore dhe tjetra në pjesën veriore.
Nga volumi i zjarrit, vatra ndodhet në katin e parë ku ka qenë një biznes dhe me vendosjen në kontroll të flakëve do të bëhet ekspertiza.
Fasada ndihmoi përhapjen e flakëve në të gjithë objektin. Jemi duke punuar në të dyja faqet e objektit me autoshkalla ndërkohë që brenda objektit ndodhet një grup që po punon për shuarjen e vatrës së zjarrit.
and then