Nga Klopp tek Alonso e Marseca, tre trajnerët “big” që do trazojnë tregun

Xabi Alonso, Marseca dhe Klopp, këto janë 3 emrat më të bujshëm që pritet të trazojnë jo pak tregun në verë, pasi të tre janë të lirë. Sigurisht, Klopp është i angazhuar, por jo në rolin e trajnerit, për këtë arsye, emri i tij po lidhet fuqishëm me dy nga klubet më të rëndësishme evropiane, Real Madrid dhe Liverpool.

Arbeloa ka qenë dhe mbetet nën provim, e sigurt është se nëse mbyll sezonin pa trofe atëherë nuk do të konfirmohet në krye të Real Madrid. Me titullin në La Liga që duket një çështje e mbyllur, shpresa e fundit mbetet Champions League, por dhe aty nuk janë të favorizuar pas humbjes 2-1 përballë Bayern Munich. Në këto kushte, në Madrid është rikthyer edhe një herë të qarkullojë fuqishëm emri i Jurgen Klopp, me gjermanin që është një fiksim i vjetër i presidentit Perez. Jo vetëm në Madrid, emri i Klopp qarkullon edhe në Liverpool, ku mediat flasin për një rikthim të bujshëm për të zëvendësuar Arne Slot, me holandezin që e ka firmosur prej kohësh fatin e tij.

Në Liverpool, qarkullon edhe emri i Xabi Alonsos, me ish lojtarin e famshëm që është i papunë që pas shkarkimit të tij nga Real Madrid. Në fakt, Alonso ishte një opsion pas largimit të Klopp, por vendosi t’i qëndrojë besnik Bayern Leverkusen.

Emri i fundit, por jo më pak i rëndësishëm është ai i Marseca-s. Tekniku italian u largua nga Chelsea pasi fitoi Conference League dhe mbi të gjitha Botërorin për Klube. Prej kohësh, Marseca konsiderohet si pasuesi i Pep Guardiola-s në krye të Man.City, por tekniku spanjoll është nën kontratë deri në 2027.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×