“Salianji i vetëpërjashtuar”/ Lela sqaron deklaratën e Berishës: Ish-deputeti nisi aksion personal në PD, nuk gjeti mbështetje

Drejtori i Zyrës së Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka folur në një intervistë në studion e News24 lidhur me zhvillimet e brendshme në parti dhe procesin zgjedhor për drejtimin e saj.

Duke komentuar situatën e ish-deputetit Ervin Salianji, Lela ka theksuar se nuk bëhet fjalë për një përjashtim nga gara, por për një situatë të ndryshme brenda strukturave të partisë.

“Nuk është mos lejim, është e kundërta. Ka një aksion personal në PD që nuk ka gjetur mbështetje. Kur dikush thyen statutin e partisë, përdoret fjala vetëpërjashtim,” u shpreh Lela, duke iu referuar edhe qëndrimit të kryetarit Sali Berisha.

Sipas tij, zhvillimet aktuale brenda Partisë Demokratike nuk përbëjnë një përplasje të hapur, por një proces të brendshëm ku disa individë nuk kanë arritur të marrin mbështetjen e nevojshme për të vijuar garën.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×