Zjarri masiv pranë pallatit në QSUT, situata ende problematike! Zjarrfikësit në luftë me flakët, evakuohen banorët (VIDEO)

Fasada e një kompleksi është përfshirë nga zjarri, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë të gjithë fasadë e pallatit.

Ndërkohë ekipet zjarrfikëse janë ndërhyrë, po situata është tejet e vështirë dhe e rrezikshme duke bërë që të tërhiqen disa zjarrfikës për shkak të shtëllungave të mëdha të tymit dhe zjarrit masiv.

“Kërkohet zgjerimi i perimetrit të sigurisë përreth pallatit, përballë spitalit “Nënë Tereza”. Fasada e pallatit në një kompleks bllok pallatesh është përfshirë nga zjarri. Situata është e rënduar dhe një numër i lartë banorësh është evakuuar”, raportoi gazetarja Xhensila Kodra.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×