Zjarri shkrumboi pallatin pranë QSUT/ Shefi i zjarrfikësve të Tiranës: U angazhuam menjëherë! Flakët përfshinë të gjithë kompleksin

Shefi i zjarrfikësve të Tiranës, Arben Cara në një komunikim për mediat foli ngjarjen e ndodhur në Tiranë, pasi zjarri përfshiu një kompleks banimi, pranë QSUT.

Ai theksoi se pas njoftimit të situatës u angazhuar zjarrfikës nga Tirana, dy helikopterë, efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Gjithashtu deklaroi se zjarri përfshiu të gjithë kompleksin.

“Tirana është angazhuar e gjitha me të gjitha kapacitetet. Menjëherë kur kemi marrë lajmërimin për një zjarr në këtë kompleks, jemi angazhuar menjëherë dhe është punuar intensivisht për lokalizimin e flakëve. Mund të themi që zjarri ka përfshirë të gjithë kompleksin”, tha ai.

Gjithashtu Ministria e Mbrojtjes në një reagim zyrtar tha se janë angazhuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe personel në terren. Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar si pasojë e zjarrit.

Bashkia Tiranë ka operuar me kapacitete të plota, si në mjete ashtu edhe në personel. Në ndihmë janë bashkuar edhe Bashkia Kamëz me dy mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, si dhe Bashkia Vorë me dy mjete dhe 10 efektivë.

Gjithashtu, Forcat e Armatosura janë angazhuar me katër mjete zjarrfikëse, 26 efektivë dhe një helikopter Cougar. UKT ka mbështetur operacionin me tre autobote uji.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×