Ishte kthyer në makthin e banesave! Arrestohet në Tiranë hajduti serial, hynte në shtëpi duke kopjuar çelësat dhe…

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e vjedhjeve në banesa, duke vënë në pranga një 38-vjeçar të dyshuar për disa grabitje në kryeqytet.

Operacioni i koduar “Kopja” u zhvillua nga Policia e Tiranës, nëpërmjet Komisariatit Nr. 6, në bashkëpunim me Prokuroria e Tiranës, pas një hetimi disamujor.

Sipas hetimeve, i dyshuari B. H., 38 vjeç, monitoronte banesat që synonte të vidhte dhe më pas hynte në to duke përdorur çelësa të kopjuar, me qëllim marrjen e parave, bizhuterive dhe sendeve me vlerë. Deri tani, ai dyshohet për të paktën 4 vjedhje të kryera me të njëjtën metodë gjatë vitit 2026.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi sende të dyshuara si të vjedhura, si dhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së krimeve.

Autoritetet bëjnë me dije se po vijon puna për identifikimin e rasteve të tjera të mundshme ku mund të jetë i përfshirë 38-vjeçari, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×