“Në Shqipëri po normalizohet mashtrimi, korrupsioni”, Denisa Kele: Mendoj 7 herë të largohem nga Shqipëria! Punojmë shumë, por jetën e kemi…

Denisa Kele, eksperte IT dhe pedagoge në universitetin “Luarasi”, u shpreh në “Oponencë” se ajo që po ndodh në Shqipëri është normalizimi i mashtrimit dhe korrupsionit.

Sipas Keles, megjithëse këtu ka shumë të rinj që punojnë me djersë disa punë, nuk arrijnë të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për të ndërtuar një jetë me standarde sic mund të ishte në vendet perëndimore.

“Unë mendoj mesatarisht 7 herë në ditë që të iki nga Shqipëria. Po bëj më shumë se sa 1 punë. Kemi një standard intelektual dhe bëjmë një jetesë modeste normale. Pika që kemi arritur si shoqëri është kur normalizojmë vjedhjen, mashtrimin, korrupsionin, duket sikur bëhet një eksperiment social me popullin, deri kur arrijmë që të jemi të mpirë më pas”, tha Denisa Kele.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×