Operatorët reduktuan flotën e autobusëve, Këshilltari i PS në Bashkinë Tiranë: Shërbimi i transportit publik duhet të jetë në dorën e shtetit

Këshilltari i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi Kika, ka deklaruar se shërbimi I transportit publik duhet ë që ofrohet nga shteti dhe jo më nga privatët.

Në një reagim në rrjetet sociale pas problematikave me të cilat janë përballur sot qytetarët me uljen e numrit të autobusëve që kryejnë transportin publik, ai shtuan se është e patolerueshme që njerëzit të lihen në rrugë.

“I shqetësuar nga vendimmarrja e shoqërive të transportit publik, që pavarësisht mbështetjes së kudo ndodhur nga qeveria shqiptare kanë reduktuar flotën e tyre në shërbim ndaj qytetarëve.
Dikur e rritën çmimin e biletës me arsyetimin e rritjes së çmimit të naftës gjatë krizës kohë më parë edhe pse u ul, sërish e mbajtën të pa ndryshuar…. sot sërish bëjnë këtë manovër që nuk është aspak mbi rregullat dhe fushën e përgjegjësisë sociale që një kompani duhet të ketë. Pra me pak fjalë abuzim total.
Kjo është arsyeja që shërbimi i transportit publik duhet të jetë nga vetë shteti”, shkruan ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×