Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja rinis përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Uellsit, Gresa Berisha i bashkohet ekipit

Kombëtarja e vajzave është rikthyer në fushë pas udhëtimit nga Uellsi, ku zhvilloi ndeshjen e parë në Wrexham, duke rinisur përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” në prag të sfidës së radhës.

Skuadra kuqezi zhvilloi seancën e radhës stërvitore paraditen e sotme, me fokus maksimal te ndeshja e kthimit ndaj Uellsit.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ekipit i është bashkuar edhe mesfushorja Gresa Berisha, e cila është tashmë në dispozicion të stafit teknik dhe një alternativë e rëndësishme për këtë përballje.

Sfida Shqipëri – Uells do të luhet të shtunën, në ora 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Hyrja do të jetë falas për tifozët. Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×