Dy gola në 4 javë, Orges Shehi ndryshon mbrojtjen

Ardhja e Orges Shehit ka sjellë një ndryshim të dukshëm te Tirana, sidomos në aspektin e organizimit dhe efikasitetit në të dy fazat e lojës. Kjo ka reflektuar edhe në statistikat e golave, ku skuadra është bërë më e qëndrueshme dhe më e balancuar.

Nëse hiqet nga llogaritja humbja e parë 3-0 ndaj Vllaznisë, Tirana ka përmirësuar ndjeshëm golavarazhin në ndeshjet e fundit. Në 6 javët e fundit, bardheblutë kanë shënuar 9 gola dhe kanë pësuar 6, duke treguar një rritje në produktivitetin ofensiv, por edhe një stabilitet më të mirë në mbrojtje.

Akoma më impresionuese është forma në 4 javët e fundit, ku Tirana ka shënuar 8 gola dhe ka pësuar vetëm 2. Këto shifra tregojnë një skuadër më të organizuar, më solide në prapavijë dhe më efikase në finalizim, duke konfirmuar ndikimin pozitiv të ndryshimeve në drejtim dhe qasje taktike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×