“SPAK mori dhëndrin dhe e çoi tek vjehrri”, Sokol Hazizaj: Rama do të merrej i pandehur nëse do të vërtetohej se…

Avokati Sokol Hazizaj, iu përgjigj pyetjes së analistit Fatos Lubonja, në emisionin “Kjo Javë”, nëse duhet të merret i pandehur kryeministri Edi Rama së bashku me Berishën, për çështjen e tjetërsimit të truallit në ish-kompleksin sportiv “Partizani”.

Hazizaj shpjegoi se kjo do të ndodhtem nëse do të provohej se Berisha ka përfituar para nga pronat e gjyshit të dhëndrit të tij, gjë që nuk ka rezultuar gjatë hetimeve.

Avokati tha se, SPAK ka dashur të akuzojë për korrupsion pasiv dhe Jamarbër Malltezin, por duke qenë se ai nuk është objekt hetimi, e ka lidhur me çështjen, si dhëndër i ish-kryeministrit Berisha.

“Prokuroria ka ecur vetëm në qëmtimin politik të Berishës duke e lidhur figurën penale të korrupsionit pasiv dhe tek dhëndri i cili për shkak të nenit 75 a të kodit të procedurës penale nuk parashikon që njerëz të tillë të jenë pjesë e lëndës së SPAK. Cfarë kanë bërë për ta cuar këtë tek SPAK e kanë marrë dhëndrin dhe e kanë cuar tek vjehrri”, tha avokati Sokol Hazizaj.

Sokol Hazizaj: e kam thënë disa herë që procesi duke parë dhe veprat penale për të cilat akuzohet Berisha, korrupsioni pasiv, procesi dashur pa dashur i pa referuar në prova, ka karakter politik.

Pasi nuk është provuar në të gjithë hetimin që Berisha ka përfituar para nga pronat e gjyshit të dhëndrit të tij.

Nëse do provohej kjo, padyshim që prokuroria do të ecte në të njëjtën ulli për të provuar që ky që ka qenë kryetar bashkie, nëpërmjet sekretariatit a ka përfituar ndonjë mjet financiar për kalimin në KRRT e Tiranës, dhe padyshim do ti merrte të dy të pandehur.

Prokuroria ka ecur vetëm në qëmtimin politik të Berishës duke e lidhur figurën penale të korrupsionit pasiv dhe tek dhëndri i cili për shkak të nenit 75 a të kodit të procedurës penale nuk parashikon që njerëz të tillë të jenë pjesë e lëndës së SPAK. Cfarë kanë bërë për ta cuar këtë tek SPAK e kanë marrë dhëndrin dhe e kanë cuar tek vjehrri.

Pjesa e dytë, në asnjë moment të gjitha provat e hetuara nga SPAK nuk është provuar që këta të shkëmbejnë të dhënë financiare. Që të funksionojë mitmarrja duhet të marrësh e të japësh.

I gjithë procesi ka qenë në 3 shtylla.

Ne do të pranojmë që aktet ligjore që dalin janë produkt i kushtetutës dhe kolegjialitetit? Po e pranuam bie i gjithë dyshimi. Së dyti, do pranojmë a është e drejtë kthimi i pronës, në raport me abuzimin me pronën.

Së treti, investitori në cilën vend të Tiranës nuk ndërtohet, të shohim sa I ligjshëm ka qenë ai process.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×