E BUJSHME/ I dënuar nga Disiplina, zbulohen detaje të reja për dorëheqjen e Edlir Tetovës tek Egnatia

Edlir Tetova pritet ta mbyllë tek Egnatia, ndërsa nesër është projektuar një konferencë e rëndësishme nga klubi kampion. Kështu raportohet se arsyeja e dorëheqjes së Tetovës është ndër të tjera edhe situata e tij shëndetësore.

Për Tetovën janë zbuluar detaje të reja ku tregohet se do të ketë nevojë për më tepër se një muaj terapi intensive. Kujtojmë se më parë, trajneri kampion i nënshtrohej një ndërhyrje në zemër.

Fakt është se Tetova është i dënuar për 6 muaj nga Disiplina në FSHF. Pas kësaj periudhe, gjasat janë të shumta që të kthehet në stol duke drejtuar Teutën. Po ashtu, Tetova mbetet edhe në pritje të vendimit të Apelit që mund të ndryshojë shumë.

Tekniku durrsak është më i suksesshmi në vitet e fundit. Egnatia duhet të mendojë tashmë për pasuesin e tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×