“Kjo qeveri është e papërgjegjshme dhe reagon vetëm kur protestohet”, Dorjan Teliti: Ftoj qytetarët të na bashkohen nesër në shesh, është e vetmja rrugë…

Koordinator i programit ekonomik në PD dhe n/kryetar i grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, i ftuar në studion e lajmeve të Neës24 vuri theksin tek protestat, si formë reagimi për të ndërgjegjësuar qeverinë që të zgjidhë problematikat që shqetësojnë qytetarët.

Teliti iu referua situatës me çmimet e karburanteve, që pas reduktimit të flotës së urbanëve nga shoqata e transportit urban, bëri që qeveria të premtojë rishikimin e taksës së karburantit.

“Shqiptarët morën sot mesazhin që nëse nuk ngrihen, qeveria nuk reagon.

I bëj thirrje çdo shqiptari t’i bashkohet protestës tonë të 17 prillit, sepse sot u vërtetua se vetëm protesta është e vetmja rrugë për të ndërgjegjësuar dhe ulur në tavolinë një qeveri që është e papërgjegjshme dhe nuk mendon për të zgjidhur një problematikë të një sektori, përveç rastit kur asaj i imponohesh siç ndodhi me transportin urban”, tha Teliti.

Dorian Teliti: në momentin që u ngritën në protestë operatorët e transportit urban, në atë moment reagoi mazhoranca.

E vetmja rrugë për të ulur qeverinë që të premtojë rishikimin e taksimit.

Shqiptarët morën sot mesazhin që nëse nuk ngrihen, qeveria nuk reagon.

I bëj thirrje cdo shqiptari t’i bashkohet protestës tonë të 17 prillit, sepse sot u vërtetua se vetëm protesta është e vetmja rrugë për të ndërgjegjësuar dhe ulur në tavolinë një qeveri që është e papërgjegjshme dhe nuk mendon për të zgjidhur një problematikë të një sektori, përvec rastit kur asaj i imponohesh sic ndodhi me transportin urban.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×