U përplas me policinë pasi nuk iu bind urdhrit për të lëvizur mjetin nga korsia e dedikuar, shoqërohet në komisariat avokati Altin Goxhaj

Avokati Altin Goxhaj është shoqëruar mbrëmjen e sotme në polici pasi refuzoi ti bindej urdhrit të forcave të policisë rrugore për të lëvizur mjetin e tij nga korsia e dedikuar.

Në një njoftim zyrtar, policia njofton se, në momentin kur efektivët po ushtronin detyrën, një automjet taksi është ndalur pas mjetit të Policisë.

“Efektivët i janë afruar drejtuesit të automjetit dhe i kanë kërkuar të vijonte lëvizjen, por nga mjeti ka dalë shtetasi me iniciale A. B., 26 vjeç, drejtues i taksisë, si dhe Altin Goxhaj, 56 vjeç, me profesion avokat”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Sipas policisë, Altin Goxhaj ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të rendit dhe ka vijuar me sjellje fyese ndaj tyre, së bashku me drejtuesin e mjetit, duke mos iu bindur kërkesave për lirimin e korsisë dhe vijimin e qarkullimit.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Më datë 16.04.2026, rreth orës 20:00, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 2, duke patrulluar në rrugën “Kavajës”, ka ndaluar për të marrë masa ndaj drejtuesve të automjeteve të parkuara në korsinë e dedikuar.

Në kohën kur punonjësit e Policisë ishin duke kryer detyrën, një automjet taksi është parkuar mbrapa makinës së Policisë.

Punonjësit e Policisë i janë afruar dhe i kanë kërkuar drejtuesit të automjetit të vijojë lëvizjen, por nga mjeti taksi, që drejtohej nga shtetasi A. B., 26 vjeç, doli shtetasi A. G., 56 vjeç (avokat), i cili ka filluar të ofendojë dhe, së bashku me drejtuesin e automjetit, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë që ishin duke kryer detyrën,  për të vijuar lëvizjen.

Në këto kushte, punonjësit e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 shtetasin A. G., i cili edhe gjatë shoqërimit ka vijuar të kundërshtojë  punonjësit e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, shtetasi A. G., u procedua penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e angazhuar maksimalisht për të respektuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve, si dhe për të përmbushur detyrën që i ngarkon ligji.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×