Ishin përjashtuar nga Kuvendi, Gjykata Administrative rrëzon masat disiplinore ndaj deputetëve të PD

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur sot shfuqizimin e masave disiplinore ndaj disa deputetëve të opozitës, të cilët ishin ndëshkuar me përjashtim 30-ditor nga komisionet parlamentare dhe seancat plenare.

Vendimi përfshin deputetët Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka.

Masat disiplinore ishin vendosur fillimisht nga Sekretariati për Etikën më 23 dhjetor 2025, në lidhje me zhvillimet në seancën plenare të 18 dhjetorit 2025, dhe ishin lënë në fuqi më 20 janar 2026 nga Byroja e Kuvendit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×