Molotovë e gaz lotsjellës në protestë/ I shpërtheu kapsolla në trup, punonjësi i Forcës Kombëtare të Sigurisë po merr ndihmë mjekësore në spitalin Ushtarak

Një polic ka mbetur i lënduar në protestën e organizuar këtë të premte. Situata u tensionua menjëherë, pasi pati përplasje të efektivëve me protestuesit.

Si pasojë e sulmit me bomba molotovë dhe lëndë piroteknike nga një grup protestuesish është dëmtuar një punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Mësohet se efektivit i ka shpërthyer një kapsollë në trup. Punonjësi po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×