“Qytetarët të bashkohen për të rrëzuar murin e korrupsionit”/ Mehmeti: Paratë e pista po ushqejnë krimin! Shqipëria e pushtuar nga një sekt kleptomanësh

Inxhinierja Senada Mehmeti i është bashkuar protestës së opozitës ditën e sotme. Gjatë fjalës së saj ajo ka bërë thirrje që qytetarët të bëhen bashkë kundër të keqes, ndërsa nuk i kurseu akuzat dhe kritikat ndaj qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu ajo theksoi se Shqipëria sot është e pushtuar nga një sekt kleptomanësh.

“A mund të ndërtohet shteti me korrupsion? Shqipëria sot po bie sepse është pushtuar nga një sekt kleptomanësh…Paratë e pista po ushqen krimin, korrupsioni po i pi gjakun rinisë dhe indiferenca e intelektualëve po e vret këtë vend”, tha ajo.

Gjithashtu nënvizoi shqiptarët nuk duhet të ndalen por duhet të rrëzojnë murin e korrupsionit.

“Rrëzoni murin e korrupsionit dhe ngrini murin me meritokracisë. Bashkohuni me ne për një Shqipëri meritokratike”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×