
Në prag të edicionit të këtij viti të Roland Garros, organizatorët kanë njoftuar një rritje të ndjeshme të fondit të çmimeve. Shpërblimi total do të arrijë në mbi 61 milionë euro, me një rritje prej 9.5% krahasuar me një vit më parë.
Përfitimet më të mëdha do të ndihen në fazat kualifikuese dhe raundet e para të turneut, një sinjal i qartë për të mbështetur më shumë lojtarët që janë në fillim të rrugëtimit të tyre në këtë kompeticion. Fituesit e kategorisë teke do të marrin nga 2.8 milionë euro secili, duke shënuar një rritje prej gati 10%.
Rritje të konsiderueshme ka edhe për ata që eliminohen herët: lojtarët që dalin nga gara që në raundin e parë do të përfitojnë 87 mijë euro, ndërsa fondi për kualifikimet rritet me afro 13%.
Ky zhvillim vjen në një moment kur vetë lojtarët po kërkojnë shpërblime më të larta në turnetë e mëdhenj, si dhe mbështetje për iniciativat e tyre sociale. Megjithatë, edhe pse rritja e ofruar nga Federata Franceze e Tenisit është më e lartë se ajo e vitit të kaluar, ajo mbetet pas ritmit të turneve të tjera madhore.
Kujtojmë se US Open ka regjistruar një rritje prej 20% të fondit të çmimeve, ndërsa Australian Open afro 16%, duke e bërë garën financiare mes Grand Slam-eve gjithnjë e më të fortë.
and then