SPAK jep pretencën për ish-drejtuesit e ARRSH dhe të pandehurit e tjerë, burg vetëm për katër prej tyre, pjesa tjetër…

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish drejtuesit e ARRSH dhe të pandehurit e tjerë.

SPAK ka kërkuar dënimin me 10 vite burg dhe ndalim për 5 vite nga ushtrimi i funksioneve publike për Ervis Berberin, ndërsa ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për Gentjan Gjylin dhe t’i hiqet e drejta për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë 3 vjeçare. Të dy përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar.

Pretenca për të pandehurit e tjerë:

1-Personi Juridik “Net Group”,

2-Personi Juridik “DAAM”,

3-Adela Kica, 1 vit burg që konvertohet në punë me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

4-Adja Strazimiri,1 vit e 6 muaj që konvertohet në punë me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

5-Adrian Kroi,1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në 4 vite shërbim prove si dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

6-Altin Llazi Marko, 1 vit burg që konvertohet në 4 vite shërbim prove dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

7-Artan Leskoviku, 1 vit burg që konvertohet në 4 vite shërbim prove dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

8-Bledar Aliaj, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në 4 vite shërbim prove si dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

9-Blerta Musabelli, 2 vite burg që konvertohet në punë me interes publik, si dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

10-Brunilda Luli, 7 vite e 6 muaj muaj burg, që konvertohet në shërbim prove për 4 vite

11-Denis Xhoxhi, 1 vit burg që konvertohet në punë me interes publik si dhe t’i hiqet e
drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

12-Ela Goxhaj,1 vit 6 muaj burg që konvertohet në 150 orë pune me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

13-Erald Elezi, 1 vit e 6 muaj burg që reduktohet me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, si dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

14-Ervis Lami, 7 vjet e 6 muaj burgim që reduktohet me 1/3 nga gjykimi i shkurtuar pjesa e mbetur shërbim prove 4 vite.

15-Genti Raça, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në shërbim prove dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

18-Gezim Ali Noni, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në shërbim prove 4 vite dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

19-Jetmira Dervishi, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet bë punë me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

21-Kamelia Fatri Tafaj, 2 vite burg që konvertohet bë punë me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

22-Orjon Myzafer Islamaj, 1 vit burg që në shërbim prove 4 vite dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

23-Shkelqim Dervish Lusha, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në shërbim prove 4 vite dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

24-Valbona Sulejman Pepa, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në punë me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite

25-Valter Nimet Begaj eshte me gjykim te zakonshem



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×