
Napoli është përfshirë në një krizë totale, në një situatë të pazakontë e cila ka detyruar të lëviz edhe presidentin De Laurentiis. Shqetësues është fakti që “drita në fund të tunelit” është ende larg pasi trajneri Allegri po has shumë vështirë në menaxhimin e kësaj situate edhe pse në Itali konsiderohet si mjeshtër në këtë aspekt. Allegri po humbet shumë nga imazhi që përfaqëson, këtë e konfirmojnë edhe shifrat.
Si kurrë më parë në karrierën e tij, në krye të Napolit, Allegri ka pësuar 24 gola në 14 ndeshjet e para, diçka që nuk kishte ndodhur asnjëherë. Jo vetëm kaq, 14 gol Napoli i ka pësuar në gjysmë orën e fundit të ndeshjes, sërish një e dhënë që nuk i shkon përshtat Allegrit. E vetmja gjë që nuk po ndryshon është ecuria e tij negative në Champions. Ndaj Portos, Allegri pësoi humbjen e 9 në 11 ndeshjet e fundit në Champions.
Pavarësisht emrit të tij, me shumë peshë në futbollin italian, Allegri është i qartë se ekipi duhet të rikthehet shpejt tek fitoret, por kalendari i vendos përballë një rival shumë të fortë, Lazion: “Për ne është si një finale”, u shpreh shkurtimisht Allegri.
Në Itali dhe jo vetëm, mediat kanë nisur punën për të kuptuar se kush mund të jetë zëvendësuesi i tij te Napoli në rast shkarkimi. Nga Franca vjen emri i parë, me mediat që shkruajnë se Sergio Conceiçao është në krye të listës së dëshirave të presidentit De Laurentiis. Së fundmi, tekniku portugez refuzoi ofertën e Fenerbahces pasi dëshira e tij është të rikthehet në një klub dhe kampionat të madh.
and then