
Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Tiranës, duke kërkuar hetimin e dokumentit që, sipas tij, ka shërbyer si bazë për nisjen e procedimit penal ndaj tij.
Sipas reagimit të zyrës së tij ligjore, procedimi penal nr. 27/2024 është bazuar në një dokument të nënshkruar nga një person i vetëquajtur “Nesti Angoni”, i cili – sipas verifikimeve zyrtare të përmendura në kallëzim – nuk rezulton të ekzistojë në regjistrat e gjendjes civile.
Në reagim theksohet se nuk bëhet fjalë për një kallëzim anonim, por për një dokument që paraqitet si i firmosur nga një individ konkret, me qëllim krijimin e një besueshmërie të rreme përpara organit të akuzës. Sipas këtij argumentimi, një veprim i tillë mund të përbëjë falsifikim dhe ndërhyrje në procesin e nisjes së ndjekjes penale. Veliaj kërkon identifikimin e autorit real që ka hartuar dhe firmosur këtë dokument, si dhe hetimin e çdo përgjegjësie penale që lidhet me përdorimin e një identiteti të rremë për të inicuar çështjen ndaj tij.
and then