
Inter afrohet akoma më shumë me titullin kampion, teksa fitoi me shifrat 3-0 ndaj Cagliarit. Në pjesën e parë nuk pati gol, pavarësisht rasteve. Në fillimin e pjesës së dytë, zikaltërit shënuan me Thuram, ndërsa pak më vonë Barella dyfishoi shifrat. Në fund pati kohë edhe për Zielinskin.
Ekipi i Chivu kryeson kampionatin me 78 pikë, 12 pikë më shumë se Napoli ndjekës. Ndeshja e radhës është ndaj Torinos.
Cagliari është në vendin e 16-të.
and then