
Një aksident është regjistruar rreth mesditës në segmentin rrugor Kukës–Aeroport, në zonën e njohur si rreth-rrotullimi i Shtiqnit.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet i vogël tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime në jetë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë-aksidenti.
and then