FOTO/ Tubimi i opozitës, ky është spraj me piper i përdorur nga efektivët për të shpërndarë protestuesit

Protesta e opozitës e mbajtur njëditë më parë u shoqërua me tensione e përplasje mes policisë, protestuesve dhe deputetëve demokratë. Disa prej të cilëve u transportuar në spital pë shkak të dhunës së përdorur, gazit lotsjellës dhe spraj me piper që u hodh drejt tyre.

Në foton duket edhe modeli i spraj me piper i përdorur nga policia gjatë protestës për shpërndarjen e protestuesve gjatë tubimit të mbajtur para Kryeministrisë.

  • foto galeri

Lidhur me protestës, policia arrestoi 11 persona, ndërsa 15 të tjerë u proceduan penalisht, mes të cilëve ishin  deputeti i PD Klevis Balliu dhe, Aulon Kalaja.

Të arrestuarit janë: Klemend Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvet Toçilla, Igball Domi, Semi Bici, Bardhyl Ndou, Gentjan Tuga, Edison Shyti, Sokol Bajraktari dhe Ernest Kapo, ku 6 prej tyre, policia thotë se u kapën në flagrancë  me molotovë. Sipas policisë, gjatë tubimit, u dëmtuan 5 punonjës policie.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×