Klubi i Cornellas u ble nga Messi, efekt i madh në rrjetet sociale

Blerja e klubit spanjoll të futbollit UE Cornellà nga Lionel Messi, e njoftuar së fundmi, ka nisur të japë menjëherë efektet e para në aspektin mediatik dhe atë të marketingut sportiv.

Akordi ka bërë që interesi për klubin katalanas të rritet ndjeshëm, sidomos në rrjetet sociale.
Llogaria e UE Cornellà, e cila kishte rreth 40,000 ndjekës përpara njoftimit, ka kapur shifrën prej 200,000 në më pak se 24 orë – një rritje mbresëlënëse.

Momentalisht, numri i ndjekësve po i afrohet 250,000 dhe trendi mbetet në rritje të vazhdueshme. Rritje ka patur edhe në Tëitter, nga 21 mijë në gati 48 mijë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×