
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Rent Home 3”, duke goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit në dy apartamente të marra me qira në qytet.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë operacionit janë arrestuar 5 shtetas, mes tyre tre shtetase kolumbiane dhe dy shtetas shqiptarë. Shtetaset e huaja dyshohet se kishin marrë me qira apartamentin në lagjen “3 Heronjtë” dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.
Po ashtu, janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë të përfshirë në veprimtarinë e prostitucionit, ndërsa një shtetase tjetër është proceduar penalisht për veprën “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm, si dhe 6 telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e aktivitetit.
Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
and then