U vetëplagos me armë zjarri një ditë më parë, policia arreston 36-vjeçarin në Laprakë për kallëzim të rremë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar në zonën e Laprakës, i cili dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri dhe më pas ka dhënë deklarime të rreme për ngjarjen.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë arrestuar shtetasin A. H., 36 vjeç, pasi një ditë më parë dyshohet se është vetëplagosur brenda automjetit të tij me një armë zjarri që e posedonte pa leje.

Gjatë marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ai ka pretenduar se ishte plagosur nga një shtetas tjetër, duke bërë kallëzim të rremë, sipas Policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×