Zgjedhjet e brendshme në PD, Belind Këlliçi: Demokratët luftojnë kundër regjimit, por ushtrojnë dhe vullnetin e tyre në strukturat e partisë

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka marrë pjesë sot në zgjedhjet që po zhvillohen në degën 10 të PD, ku në garë janë Andi Beliu dhe Olsi Karapici.

Këlliçi, përmes një reagimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje demokratëve që të votojnë për drejtuesit e degëve.

Reagimi i plotë

Me mamin dhe babin votuam sot për kreun e PD të degës nr. 10 në Tiranë. Procesi ka nisur në orën 8 të mëngjesit dhe vijon deri në orën 18.00.

Në garë janë dy miq, Andi Beliu dhe Olsi Karapici, dy demokratë të spikatur në vlera dhe në angazhim si dhe përfaqësues të familjeve tiranase autoktone.

U bëj thirrje anëtarë të degës tonë me kontribut të njohur në zhvillimet dhe betejat politike, të marrin pjesë e të bëjnë zgjedhjen e tyre.

Demokratët luftojnë me regjimin pa u ndalur, por dhe zgjedhin dhe ushtrojnë vullnetin në strukturat e tyre.

Një riorganizim dhe rienergjizim bazuar në votë✌🏻



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×