
Prefekti i Qarkut Tiranë, z. Shkëlqim Hajdari, bashkoi në një drekë zyrtare krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë: Kryetarin e KMSH, Haxhi Bujar Spahiu, Kryegjyshin Dede Baba Edmond Brahimaj, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij Joan Pelushi, si dhe zëvendësin e Arqipeshkvit Tiranë-Durrës, At Bernard Carauna.
Në drekë i pranishëm ishte edhe z. Ferdinant Samarxhi.
Gjatë drekës, Prefekti, pasi i falënderoi për misionin e tyre fisnik që kryejnë, bashkëbisedoi me ta për disa probleme që lidhen me harmoninë, tolerancën dhe bashkëjetesën fetare, për ta forcuar dhe çuar atë më tej, si një thesar i madh i virtyteve të popullit tonë.
Prefekti dëgjoi me vëmendje mendimet e tyre, që lidhen me mbarëvajtjen e jetës komunitare.
and then