Rritja e çmimit të naftës, eksperti paralajmëron ndikimin zinxhir në ekonomi: Shqipëria drejt stagflacionit! Do vështirësohet jetesa për…

Eksperti i ekonomisë Ergis Sefa, i ftuar në studion e News24, ka analizuar zhvillimet e fundit ekonomike në Shqipëri, duke theksuar ndikimin e drejtpërdrejtë që kanë tensionet ndërkombëtare, përfshirë konfliktin në Iran, në rritjen e çmimeve të naftës dhe pasojat për tregun vendas.

Sipas tij, rritja e çmimit të karburanteve ndikon menjëherë në koston e transportit dhe për rrjedhojë në çmimin e çdo produkti në treg. “Nëse transporti bëhet më i kushtueshëm, çdo produkt ndikohet nga rritja e çmimit”, u shpreh Sefa, duke shtuar se Shqipëria ka ndërtuar prej dekadash një strukturë të veçantë të çmimit të naftës.

Ai theksoi se mbi 52% e çmimit të një litri nafte në vend përbëhet nga taksat, një praktikë që synon të lehtësojë mbledhjen e të ardhurave nga institucionet shtetërore. Megjithatë, sipas tij, kjo mënyrë ka pasoja të drejtpërdrejta për konsumatorin.

Eksperti sugjeroi që qeveria të shqyrtojë mundësinë e uljes së akcizës ose të TVSH-së për të përballuar krizën, duke marrë si shembull modelin e Itali, ku taksat mbi karburantin janë reduktuar për një periudhë të caktuar.

Sefa ngriti shqetësimin edhe për varësinë e lartë të Shqipërisë nga importet, duke theksuar se mbi gjysma e produkteve të shportës vijnë nga jashtë. “Nëse transporti ndalon, do të kemi mungesa ose vonesa në furnizim, gjë që ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme”, tha ai.

Ai bëri thirrje që krizat të mos lejohen të përkthehen në probleme reale për qytetarët, duke theksuar nevojën për politika më të qëndrueshme, përfshirë kalimin drejt transportit publik me energji elektrike.

Në analizën e tij, Sefa paralajmëroi se ekonomia shqiptare është pranë kushteve të stagflacionit, një situatë e kombinuar e rritjes së çmimeve dhe stagnimit ekonomik. Sipas tij, kjo do të rëndojë veçanërisht mbi shtresat më të ndjeshme, si pensionistët, duke e bërë jetesën e tyre të përditshme edhe më të vështirë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×