Kompjutera, të dhëna të klientëve të mashtruar dhe…/ Operacioni i SPAK ndaj Call Center-it, shpallen në kërkim pronarët! Kontrolle edhe në banesën e policit të shoqëruar

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionine zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze në Tiranë, për goditjen e Call Center-ave.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se janë shpallur në kërkim pronarët e Call Center-it, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur shumë kompjutera, telefonë, dokumente me të dhëna operatorësh, si dhe të dhëna në lidhje me viktimat e huaja që kanë rënë pre e mashtrimeve.

Sa i përket punonjësit të policisë së shoqëruar, mësohet se ai ishte punonjës në komisariatin nr. 1 në kryeqytet. Atij i është marrë telefoni si dhe është kryer kontroll në banesën e tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×