
Natë e zjarrtë në playoff-et e NBA, me emocione dhe rezultate të rëndësishme pasi nuk munguan as surprizat. Në Los Angeles, Los Angeles Lakers konfirmojnë forcën e tyre duke fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Houston Rockets me rezultatin 101-94, duke çuar serinë në 2-0, edhe pse në të dyja sfidat e para të kësaj serie ekipi kalifornian nuk ishte favorit. Protagonist absolut ishte LeBron James, që udhëhoqi skuadrën me 28 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime.
Surpriza e mbrëmjes vjen nga Boston, ku Philadelphia 76ers mposhtin Boston Celtics me shifrat 111-97, duke barazuar serinë në 1-1. Heroi i takimit ishte VJ Edgecombe, autor i një performance të shkëlqyer me 30 pikë dhe 10 kërcime.
Fitore e rëndësishme në transfertë edhe për Portland Trail Blazers, që triumfojnë 106-103 ndaj San Antonio Spurs, duke rikthyer ekuilibrin në seri në 1-1. Vendimtar ishte Scoot Henderson me 31 pikë. Për teksanët ndikoi ndjeshëm dalja nga loja e yllit të saj Wembayama, I cili u detyrua të linte parketin në periodën e dytë pas një përplasje në kokë.
Pas ndeshjeve të dyta të fazes çerekfinale, mund të thuhet plot siguri se Playoff-et vazhdojnë të dhurojnë spektakël dhe rivalitet të fortë, ndërsa seritë mbeten plotësisht të hapura.
and then