Telashe për ONE, aksionet e 4iG në pikiatë. Frikë për sekuestrimin e kompanive të lidhura me Orban

Pas deklaratave të kryeministrit të zgjedhur hungarez Magyar për hetimin e kompanive që dyshohet se përbënin kolonën e sistemit korruptiv të ngritur në Hungari nga Viktor Orban, aksionet e kompanisë 4iG kanë humbur mbi 32 për qind të vlerës së tyre brenda një muaji të vetëm.
Kompania 4iG zotëron kompaninë e telefonisë celulare në Shqipëri, One Telecommunications. 4iG e konsideruar si një biznes vasal i kryeministrit të larguar Orban mund të përballet me telashe ligjore.

Sipas të dhënave nga bursa hungareze, çmimi i aksioneve të 4iG ra në 2340 forint në mbylljen e bursës të hënën, nga 3400 që ishte një muaj më parë.

Kryeministri i zgjedhur Magyar ka deklaruar publikisht se qeveria do të ngrejë një zyrë të posaçme, e cila do të gjurmojë dhe konfiskojë pasuritë e grupit të ashtuquajtur NER, kompani private, që dyshohet se përbënin kolonën e sistemit korruptiv në Hungari.
Kjo është edhe arsyeja se pse aksionet e 4iG janë duke rënë në pikiatë dhe, krahasuar me pikun e tyre në fund të vitit të kaluar, çmimi i tyre ka rënë me më shumë se dy herë.

Por vetë kompania 4iG është mbrojtur duke deklaruar publikisht se aktiviteti i saj është ngritur mbi baza të shëndosha dhe kontratat e saj me prodhuesit amerikanë të armëve kryesorë globalisht, siç është Northrop Grumman, ofrojnë një garanci për rritje të mëtejshme.
Nëse qeveria e re në Hungari do të klasifikojë edhe paratë e blerjes së One nga 4iG si të ardhura nga korrupsioni, kjo mund të hapte skenarë të tjerë për të ardhmen e One në Shqipëri.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×