Vatra e zjarrit në landfillin e Bushatit aktive, banorët: S’hapim dot dritaret, nuk marrim dot frymë. Po na shpiken sëmundjet!

Edhe këtë të martë, vatra e zjarrit mbetet aktive, ndërsa pavarësisht ndërhyrjeve të bëra, flakët janë riaktivizuar sërish, ndihmuar dhe nga era.

Tymi i dendur dhe ndotja e ajrit po ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e banorëve të zonës, të cilët e cilësojnë situatën si të rëndë dhe me pasoja për shëndetin. Forcat zjarrfikëse vijojnë punën për izolimin e vatrave dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Një banore e zonës tha e ka probleme për shkak të problemit me astmën. Ajo shtoi se nuk pijet as uji dhe gjithçka në shtëpi është bërë pis nga pluhuri. “Jemi keq. Nuk marrim dot frymë, jam me astmë. Fëmijët më kanë ikur që këtu. Na vjen uji si zi. Për shkak të landfillit këtu nuk jetohet më.”, tha banorja.

Ndërkohë një tjetër banor tha se nuk e morën vesh se kush e solli në këtë zonë landfillin. Situata sipas tij është shumë e rëndë, pasi nuk marrin dot frymë. “Nuk marrim dot frymë, jemi shumë keq. Karbon është. Mbeturinat po i thithim ne. S’dimë as ku të ankohemi për këtë punë. Është hera e parë që digjen. Po na shpiken sëmundjet”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×