
Mbahet këtë të enjte seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë” në Gjykatën e Posaçme. Në seancën e sotme ka thënë dëshminë e tij ish-zv.drejtor i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe.
Pjesë nga diskutimi në seancë;
Avokati i Fatos Gosës: Ju kanë kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës?
“Gjatë kryerjes së detyrës, më ka thirrur ish-drejrori i përgj Gledis Nano dhe më është bërë me dije se persona të caktuar kanë pasur qëllime dashakeqe ndaj meje, kanë pasur foton time në telefon dhe për këtë arsye unë kam pasur mbrojtje nga shteti për 2 vite. Në 5 nëntor 2021 kam pësuar një akaident, theva këmben. Qëndrova 6 muaj me raport. Nuk më është dhënë shpjegim se kur ishte bërë kërcënimi. Fotoja ime ishte gjetur tek telefoni i Dumanit. Shteti shqiptar më ka dhënë mbrojtje”, ka thënë Guçe.
Avokati: Përse nuk i keni referuar prokurorit emrin e personit që keni kqyrur lëvizjet, Hajdar Bako Çopja?
Guçe: Procesverbali është i qartë. Ka qenë sekret hetimor. Po ta shikoni në dosje, do ta gjeni edhe procesverbalin që ia kam referuar prokurorit.
and then