
Plagosje me thikë në pazarin e vjetër të Korçës. Të përfshirë në sherr dy pronarë lokalesh dhe 1 person tjetër.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku konflikti ka nisur fillimisht verbalisht mes personave e më pas ka degraduar në përdorimin e karrigeve të lokalit. Pas kësaj njëri prej tyre ka marrë një thikë nga lokali dhe ka plagosur personin tjetër. Nuk dihet ende arsyeja e sherrit por të tre personat aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës.
Njëri prej të plagosurve ka një plagë nga thika ndërsa dy personat e tjerë kanë mbetur të dëmtuar nga karriget e përdorura gjatë sherrit. Pritet të merren deklaratat nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave.
and then