
“SPAK shkoi për harabel, por i doli në pritë një derr!” Kështu e ka cilësuar gazetari Artan Hoxha operacionin e SPAK për dosjen e AKSHI.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me Nisida Tufën, Hoxha tha se hetimi i Prokurorisë së Posaçme u ndihmua nga dëshmitë e Gerond Meçes dhe Daniel Shimës, që sipas tij ka zbërthyer edhe mënyrën se si vepronte ajo që ai e konsideron se një nga grupet më të mëdha në vend.
Hoxha tha se Agasi ishte koordinator i botës së nëndheshme dhe asaj të mbidheshme, referuar krimit dhe pushtetit.
“Hetimi nisi në qershor të vitit të kaluar, në dhjetor pamë një zhvillim tjetër, këtë radhë u shtua akuza për korrupsion, Ku qëndron thelbi për mua: Ajo që kemi thënë si mbahet në këmbë korrupsioni i pushtetit dhe lidhja me botën e krimit, që bën koordinatorin mes dy botëve, që ishte Agasi. Kishte një koordinator, Agasi dhe fuqia e tij ishte aq e madhe saqë shiko çfarë ka bërë. Hetimin e SPAK e kanë ndihmuar Gerond Meçe dhe Daniel Shima. Ata treguan si vepronte kjo strukturë që kapi pushtetin lokal dhe atë qendror, e kapur shumë keq madje.
Paratë që buronin nga tendera dhe korrupsioni do të investohej aty, por edhe pronën nuk donin ta blinin, por donin ta merrnin, makutëri deri në fund”, tha ai.
and then