I dënuar me 2 vite burg për vjedhje, arrestohet 45-vjeçari i shpallur në kërkim në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 45-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar më herët për veprën penale “vjedhja”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të operacioneve për kapjen e personave në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit Dh. B., banues në këtë qytet.

Sipas policisë, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 18.03.2026, e ka dënuar 45-vjeçarin me 2 vite burgim për veprën penale “vjedhja”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të kryer edhe 1 vit e 4 muaj burgim.

Materialet procedurale i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×